12:13 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hoti bën homazhe te varri i Rugovës, ditën e parë të punës si kryeministër

Kryeministri Avdullah Hoti pas marrjes zyrtare të detyrës së kryeministrit të Republikës së Kosovës ka bërë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova.

Hoti së bashku me kabinetin të tij kanë vënë kurora lulesh te varri i presidentit Rugova.

Avdullah Hoti dje u votua kryeministër me 61 vota për, në Kuvendin e Kosovës, me 24 vota kundër dhe 1 abstenim.

Hotit sot nuk iu dorëzua zyrtarisht detyra nga ish-kryeministri Kurti, pasi ky i fundit nuk pranoi që të bënte pranim-dorëzimin me ceremoni.