13:54 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Hoti demanton lajmet se është arritur marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për vizitat e zyrtarëve serbë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një statusi në Facebook ka  përgenjeshtruar informatat se gjoja është arritur një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë për të lejuar vizitat e zyrtarëve të lartë serbë.

Ai ka shkruar se Qeveria respekton marrëveshjet për lëvizjen e lirë, por se secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet

Postimi i tij:

Informatat për arritjen e një marrëveshjeje në mirëkuptim, midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia janë të pavërteta.

Qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet.