16:21 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Hoti – deputetëve: Asociacionin e gjeta në mesin tuaj!

Kryeministri Hoti në seancën ku po raporton për dialogun, ka përmendur të gjitha ato që Kosova përfiton me këtë marrëveshje, duke thënë se kjo marrëveshje Kosovës i sjell një miliardë dollarë, njohje nga Izraeli, partneritet të fuqishëm të Kosovës me SHBA-të, dhe përfshirjen e plotë të tyre në procesin e dialogut.

Hoti tha se marrëveshje nuk është përfekte, pasi që perfekte do të ishte nëse procesi i dialogut do të mbyllej me njohje reciproke, shkruan Indeksonline.

Kryeministri përmendi edhe Liqenin e Ujmanit duke i kërkuar deputetëve që ta lexojnë me kujdes marrëveshjen, pasi që është vetëm studim i fizibilitetit për mënyrën se si do të shfrytëzohet.

“Sa i përket njohjes reciproke, kur kemi shku në Washington, e kemi dit që nuk po shkojmë për njohje reciproke”

Hoti i tha deputetëve që asociacionin e ka gjet në mesin e tyre dhe nuk është duke negociuar për të.

“Asociacionin e kemi gjet ne mesin e juaj. Nuk jam duke e negociuar. Kjo qeveri nuk e ka hapur, as nuk do ta hap ne procesin e dialogut temen e asociacionit”./Indeksonline/