75 Mall Live Search
11:26 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Hoti: Dialogu Kosovë-Serbi s’ka alternativë tjetër, unë do ta kryesoj

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se pavarësisht zhvillimeve politike dialogu nuk ka alternativë tjetër dhe se Kosova është e përgatitur për këtë proces, shkruan IndeksOnline.

Hoti bëri të ditur se janë duke e përgatitur delegacionin që do të përfaqësojë Kosovën në dialogun Kosovë-Serbi.

“Pavarësisht zhvillimeve që po ndodhin dialogu nuk ka alternativë tjetër. Kosova është e përgatitur për këtë proces, është bërë një punë e madhe edhe nga qeveritë e kaluara.

Jemi duke punuar që të kompozojmë një delegacion që do ta përfaqësojë Kosovën të kryesuar nga kryeministri”, tha ai.

Hoti foli edhe për anulimin e ligjit të Pagave nga Gjykata Kushtetuese.

Ai premtoi se do të ulen së bashku me përfaqësuesit e sindikatave për të rishikuar vërejtjen e mundëshme dhe ky ligj të rishikohet në Kuvend.

Kryeministri,  po ashtu tha se pika shtesë e mbledhjes së sotme do t’i kushtohet adresimit të situatës së re lidhur me pandeminë.

Ai tha se janë duke u krijuar kapacitetet shtesë në Klinikën Infektive dhe në spitalet rajonale.

Hoti tha se tanimë gjindemi në valën e dytë të koronavirusit dhe se janë të gatshëm për të marrë masa të reja kundër luftës me Covid-19./IndeksOnline/