14:36 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / OSH

Hoti e rrit stafin, Baxhaku emërohet në 2 pozita të kabinetit

Kryeministri Hoti ka njoftuar se në stafin e tij është bashkuar Antigona Baxhaku.

Ish-anëtarja e kabinetit të presidentes Jahjaga është emëruar këshilltare politike dhe drejtoreshë e Zyrës për komunikim me publikun në Zyrën e kryeministrit.

“Ekipit tonë i bashkohet edhe Antigona Baxhaku!
Antigona do të jetë këshilltare politike dhe drejtore e Zyrës për komunikim me publikun në Zyrën e kryeministrit. Me veprimtarinë e saj 22-vjeçare në jetën publike, me theks të veçantë në jetën mediale, konsideroj se ajo do të jetë një vlerë e shtuar për Qeverinë e Kosovës, duke qenë urë e fuqishme komunikimi dhe bashkëpunimi me mediat.
Mediat do të jenë më afër se kurrë me Zyrën e kryeministrit, pasi që Antigona me eksperiencën dhe gatishmërinë e saj do të jetë adresa adekuate e informimit të saktë e të shpejtë”, shkruan Hoti në njoftim./Indeksonline/