12:28 / E Diele, 17 Janar 2021 / Blerim

Hoti e Veliu bashkë do të përurojë aneks-objektin e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë

Kryeministri i Kosovës së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu do të përurojnë aneks objektin(objektin shtesë) të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë(AKF), investim i Ministrisë së Punëve të Brendshme, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në ceremoni përveç, Hotit dhe Veliut do të marrin pjesë  edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë, si edhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Zyra për komunikim e MPB-së, ka bërë të ditur se ceremonia do të mbahet nesër, e hënë më 18 janar, duke filluar nga 9:30, në objektin e AKF-së.