13:23 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Hoti flet pas takimit me kryetarë komunash: S’do ketë heqje masash, e kemi gati masterplanin për nisje mësimi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur pas takimit që kishte me kryetarë komunash dhe kabinetin qeveritar. Ao ka thënë se kanë gati një masterplan për nisjen e mësimit në shkolla, por jo në të gjitha nivelet.

“Ministri Likaj na e prezantoi masterplanin për arsim. Ky masterplan do të kalojë në Qeveri, ndërsa vendimin do e marrë Ministria e Arsimit, duke i respektuar protokollet, varësisht nga numri i nxënësve në klasa dhe shkolla”, ka thënë Hoti.

Kryeministri po ashtu ka njoftuar se nuk do të ketë lirim masash në vend.

“Nuk do t’i heqim masat. Por nuk do të ketë as masa forcuese. Më shumë do të nisim dhënie këshillashdhe informimi”, ka thënë Hoti./Indeksonline/