Hoti flet për aktakuzat e Thaçit dhe Veselit, nga prokuroria
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e Qeverisë ka folur për aktakuzat e Speciales për presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe kreun e PDK-së, Kadri Veselin.
Hoti ka thënë se Kosova do të jetë e përgjegjshme karshi obligimeve që ka si shtet.
“Ne mbesim me qëndrimin se lufta çlirimtare e popullit të Kosovës është e pastër dhe nuk mund të gjykohet.
Ne e vlerësojmë parimin elementar të drejtësisë për prezumim të pafajësisë për secilin për derisa nuk kemi një vendim përfundimtar të gjykatës, Kosova siç ka vepruar edhe në të kaluarën edhe tashti do të jetë e përgjegjshme karshi obligimeve kushtetuese ndërkombëtare që ka si shtet”, tha ai./IndeksOnline/