09:52 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / indeksADMonline

Hoti flet për shkarkimin e Murtezajt: Shkas, sjellja e keqe dhe paaftësia

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë shtypi, ka arsyetuar shkarkimin nga detyra drejtorin e Adiministratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj.

Hoti ka rënditur disa arsyeje për këtë veprim, të cilin e ka konsideruar të ligjshëm, shkruan IndeksOnline.

“Në Administratën Tatimore të Kosovës na është dashur të merrnim vendimin për të liruar nga detyra drejtorin. Ky vendim është plotësisht në përputhje me ligjin, mbi bazën e arsyeshmërisë ku ka sjell Ministria e Financave, ku theksohet qartë se z.Murtezaj gjatë kohës sa ka qenë në këtë pozitë ka marrë një varg veprimesh që përmbushin ligjërisht për lirimin nga detyra për shkak të paaftësisë dhe sjelljes së keqe. Më konkretisht ka miratuar rregulloren për administrimin e brendshëm të Administratës Tatimore të Kosovës në kundërshtim me ligjin përkatës.

Arsyeja tjetër ka shpallur konkurs për  vende të lira pune, 3 pozitat të zëvendësdrejtorin e përgjithshëm dhe nuk ka sistemuar ish-drejtorët e tjerë që i kanë qenë tepricë.

Ka bërë lëvizjen e shpeshtë të stafit nga pozitat e tyre në pozitat e tjera. Gjitha këto shkelje janë konstatuar juridikisht edhe nga Avokati i Popullit dhe ne është dashur të ndëmerrnim veprime në këtë institucion”, ka thënë ai.

Ndryshe, pak ditë më parë në një konferencë shtypi Murtezaj ka akuzuar Hotin se kishte krijuar në një rrjet kriminal, i cili, sipas tij, ka dëmtuar buxhetin e Kosovës me miliona euro./IndeksOnline/