Hoti ftohet në inaugurimin e Trumpit: Shtëpia nuk mbahet pa miq!

Ish-deputeti i LDK-së, Visar Hoti, ka pranuar ftesën për të ndjekur nga afër inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka njoftuar se do të jetë pjesë e ceremonisë së të hënës, duke deklaruar se është i lumtur dhe i nderuar të jetë prezent në këtë ngjarje historike.
“Ky nder që më është bërë, e shton përkushtimin tim, për më shumë punë e angazhim, që ta ruajmë e thellojmë këtë miqësi të përhershme, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe më bënë të pathyeshëm në misionin tim për kontribut të vazhdueshëm për Lidhjen Demokratike dhe për vendin”, shkroi ai.
Ky është postimi i plotë i tij:
SHTËPIA NUK MBAHET PA MIQ
Ky ka qenë drejtimi që kam ndjek në çdo ditë të punës sime si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbi të gjitha amanet i Presidentit Rugova.
Jam i lumtur dhe shumë i nderuar nga ekipi inaugures i Presidentit TRUMP, të pranoj ftesën që me 20 Janar të jem prezent në ngjarjen historike të inagurimit të Presidentit Donald TRUMP.
Ky nder që më është bërë, e shton përkushtimin tim, për më shumë punë e angazhim, që ta ruajmë e thellojmë këtë miqësi të përhershme, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe më bënë të pathyeshëm në misionin tim për kontribut të vazhdueshëm për Lidhjen Demokratike dhe për vendin.
ZOTI E BEKOFTË KOSOVËN, ZOTI I BEKOFTË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS