Hoti, Haradinaj, Çuni, gjeneralë e komandantë, FSK i bën bashkë në festën e saj

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë është duke u mbajtur ceremonia e shënimit të Ditës së Forcës-FSK-së.
Në këtë ngjarje po marrin pjesë pushtetarë, çlirimtarë, komandantë e gjeneralë, figura të njohura të skenës politike nga të gjitha partitë.

Kryeministri Hoti ka biseduar me disa nga udhëheqësit ushtarakë të FSK-së, ndërsa dy çlirimtarët e Zonës së Dukagjinit, Anton Çuni e Daut Haradinaj janë parë të lumtur krah uniformës së shtetit të Kosovës./Indeksonline/



