23:22 / E Premte, 28 Janar 2022 / MSH

Hoti i LDK-së: Nuk do të jem në garë për të parin e partisë në Podujevë

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Hoti, ka bërë me dije se nuk do të kandidojë për kryetar të LDK-së në Podujevë.

Këtë deklaratë, Hoti e ka bërë pas disa thashethemeve të qarkulluara në rrjetet sociale kinse ky i fundit do të udhëheqë degën e LDK-së në Komunën e Podujevës.

“Sa për të sqaruar opinionin publik lidhur me postimet e disa faqeve në rrjetet sociale: Nuk do të jem në garë për të parin e LDK-së në Podujevë” ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.