21:22 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Hoti i reagon Kurtit: A paska Asociacion? Mashtruesit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka quajtur mashtrues dhe të pabesë Lëvizjen Vetëvendosje pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kurti në RTK tha se ka Asociacion në Planin Evropian dhe marrëveshjen e Ohrit.

“Ka asociacion, neni 10 thotë që të dyja palët e konfirmojnë obligimin e tyre për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara për të cilat ngelen valide dhe të obligueshme. 39 marrëveshje janë. Dy prej tyre, marrëveshja për kthimin e librave katasdralë që s’ka ndodh as sot e kësaj dite, ndërkaq ajo marrëveshja e parë e parimeve, ku 6 pikat e para janë për Asociacionin është marrëveshja e 16 që muajin që vjen i mbush 10 vjet”, tha Kurti.

Këtu ka reaguar Avdullah Hoti i cili ka thënë se VV janë mashtrues për shkak se kanë premtuar se nuk do të ketë Asociacion.

“A paska Asociacion?! Mashtruesit. Të pabesët”, shkroi ai.