14:01 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Hoti i reagon Thaçit: Presidenti Rugova e ka refuzuar idenë e ndarjes së Kosovës

Në konferencën e Institutit Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka marrë pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka thënë se për idenë e korrigjimit të kufijve kanë folur edhe ish-presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova.

Mirëpo, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar nëpërmjet një statusi duke thënë se Presidenti Rugova e ka refuzuar kategorikisht idenë e ndarjes territoriale të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Hoti thotë se presidenti aktual nuk mund të thirret në deklarimet e Rugovës për të përligjur aktet e veta kundërkushtetuese.

Postimi i plotë:

Presidenti Rugova e ka refuzuar kategorikisht idene e ndarjes territoriale te Kosoves. Kjo eshte e verteta.
Presidenti aktual nuk mund te thirret ne deklarimet e Presidentit Rugova per te perligjur aktet e veta kunderkushtetuese.
Lexoni ne vijim se cfare thote Presidenti Rugova ne nje interviste per gazeten “Zeri”, te cilen e ka zhvilluar keshilltari aktual i Presidentit Thaci, z.Blerim Shala ne vitin 2004. Le ta pyes z.Shala, te cilin e ka ne zyre./Indeksonline/