12:11 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Hoti i shpreh ngushëllime Qeverisë dhe popullit të Libanit për viktimat nga shpërthimi në Bejrut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, në emër të tij dhe Qeverisë, i ka shprehur ngushëllime Qeverisë dhe popullit të Libanit, për viktimat e  rastit tragjik të ditës së djeshme që ka tronditur gjithë botën.

Ky është postimi i Hotit:

Në emër të Qeverisë të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Qeverisë dhe popullit të Libanit për shuarjen tragjike të jetës së dhjetëra qytetarëve libanezë, të cilët pësuan nga shpërthimi i djeshëm në Bejrut.

Edhe në Kosovë, si kudo në botë, lajmi tronditës për këtë tragjedi është pritur me dhembje të thellë.
Le të shndërrohet kjo tragjedi në besim dhe vendosmëri për të punuar edhe më fort për një botë paqësore dhe për miqësi mes popujsh e vendesh!

Shpirtërisht dhe në lutje jemi me popullin e Libanit në këto çaste pikëllimi!
Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie dhe familjet e tyre!

Avdullah Hoti,