23:14 / E Enjte, 28 Janar 2021 / A. A

Hoti ‘injoron’ debatet politike, reagon pas fitores së Liverpoolit

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti është tifoz i flaktë i Liverpoolit, dhe këtë e ka shfaqur bindshëm kohëve të fundit.

Pas fitores në derbin ndaj Tottenhamit, Hoti ka postuar në Facebook një fotografi nga festa e ‘të kuqve’ me mbishkrimin “3:1”.

Ditë më parë, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, e krahasoi partinë e tij me Liverpoolin duke thënë se të dya kanë themele të forta.

/Indeksonline/