22:27 / E Martë, 28 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Hoti ironizon Qeverinë: As asi, as ksi, i mashtruan njerëzit me parulla kundër demarkacionit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, e ka kritikuar sërish Lëvizjen Vetëvendosje rreth Planit evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Hoti tha se kjo parti i ka mashtruar qytetarët për Asociacionin dhe Demarkacionin.

Ish-kryeministri i Kosovës tha se qeveria aktuale ka pranuar që të shkojë përtej duke ardhur tek “vetëmenaxhimi”.

“Nga “as asi, as ksi”, në “ksi me vetëmenaxhim”, tha Hoti