14:23 / E Enjte, 29 Shkurt 2024 / Zgjim Sefa

Hoti: Jam i sigurt se ligjëratat nëpër Irlandën Veriore janë vetëm pretekst për të ikur nga samiti në Tiranë

Gjatë ditës së sotme në Tiranë është mbajtur Samiti për Ballkanin Përendimorë dhe  Bashkimin Evropian.

Në këtë samitë nuk po merrë pjesë asnjë përfaqësues nga Kosova.

E kjo duket se i ka penguar ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit. Ai ka thënë se ligjëratat nëpër Irlandën Veriore janë vetëm pretekst për të ikur nga ky takim.

‘’Nuk ka asnjë arsyetim pse Kosova nuk është e pranishme në Tiranë në Samitin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Nuk ka agjendë më të rëndësishme për Qeverinë se ky samit, përveç ndonjë emergjence kombëtare. Jam i sigurt se ligjëratat nëpër Irlandën Veriore janë vetëm pretekst për të ikur nga ky takim’’, ka thënë Hoti.

Sipas Hotit Samiti në Tiranë është vendi për të prezantuar nevojat dhe projektet, si dhe për të bërë konsultimet e nevojshme me partnerë./Indeksonline/