19:31 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Hoti: Jemi pajtuar me LVV të vazhdojmë takimet

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit të dytë të LDK-së dhe LVV-së për marrëveshjen për bashkëqeverisje, ka thënë se as sot  nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Hoti para mediave ka thënë se dy partitë janë pajtuar që të vazhdojnë takimet për të diskutuar, shkruan Indeksonline.

“Nuk është përfunduar ende krejt, kemi ardhur në një konkludim, jemi pajtuar që duhet të vazhdojmë edhe më tutje takimet deri në arritje të marrëveshjes”, ka thënë ai.

Kjo është dita e dytë me radhë që janë  takuar liderët e VV-së dhe LDK-së./Indeksonline/