16:36 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Hoti: Klinikat Private do të monitorohen për devijim të çmimeve për testet SARS-CoV-2

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare në Facebook, ka thënë se AKK do t’i monitorojë Klinikat Private të licencuara për kryerjen e testimeve SARS- CoV-2, që të evitohen devijimet e çmimeve.

Ky është postimi i plotë i tij:

Autoritetet e Republikës së Kosovës do ta monitorojnë sjelljen e institucioneve shëndetësore të licencuara për testime për SARS-CoV-2, në mënyrë që të evitohet çfarëdo devijimi me çmimet për këtë shërbim.

Kjo është konfirmuar edhe dje në takimin që Ministri i Shëndetësisë ka zhvilluar me Kryetarin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. Qeveria do të ofrojë mbështetje për institucionet që e monitorojnë këtë proces.