Hoti: Koalicioni qeverisës fajtor për të gjitha dështimet e Kosovës, duhet të dorëhiqet
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, parti kjo iniciues e seancës, ka thënë disa kritika për koalicionin qeverisës.
Hoti ka akuzuar kryeministrin me partnerët e koalicionit se janë fajtor për të gjitha dështimet që Kosova po i pëson, raporton Indeksonline.
Më poshtë pjesë nga fjalimi i Hotit:
Kryeministri me partnerin e koalicionit që dikur pengonin me dhunë intrigat, sot po fajësojnë BE-në për dështimin me viza.
Ata dështimin me viza dhe Interpol po e bëjnë si dështim të ndërkombëtarëve, derisa vet kanë dështuar në MSA.
Këta zhgënjyen Brukselin dhe qytetarët tanë, prandaj fajin për viza e ka viti i mbrapshtë i kësaj qeverisje.
Kosova po humb miq në perëndim, e po kërkoni miq të rinj në lindje.
Të gjitha zhvillimet, jo vetëm ato në veri, po shkojnë në drejtim të Serbisë.
Nuk po na njohin shtetet e reja, ato që na kanë njohur kanë filluar të tërheqin njohjet.
Në vend që të korrigjoni gabimet e juaja, ju po shikoni ti korrigjoni kufijtë e Kosovës.
Kjo situatë nuk mund të vazhdoj tutje, qytetarët kanë nevojë për normalitet dhe perspektivë të qartë.
Presim që koalicioni i punëve të mëdha të hap rrugë për formimin e institucioneve të reja.
Në fund të debatit ne ftojmë deputetët të miratojmë së bashku një rezolutë që ka tri pika.
Që forcat politike parlamentare të ulen e të dakordojnë agjendën për institucione të reja.
Pas këtij dakorimi qeveria të dorëhiqet dhe kuvendi të shpërbëhet.
Që forcat politike të pajtohen që mos të pengohen këto procese. /Indeksonline/