Hoti: Lloji i gjuhës kërcënuese që përdori Vuçiq, na pati dërguar në luftë para dy dekadave
Vizita e presidentit të Kosovës, Hahsim Thaçi në veri të Kosovës bëri që serbët të alarmohen.
Këta të fundit madje nuk ndaluan së kërcënuari që prej së shtunës.
Madje është pikërisht i pari i shtetit serb, Aleksadnar Vuçiq i cili për vizitën e Thaçit iu drejtua edhe ndërkombëtarëve.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se kjo gjuhë kërcënuese e Vuçiqit duhet dënuar nga BE-ja, transmeton Indeksonline.
Sipas tij ishte pikëristh kjo lloj gjuhe që ka dërguar vendin në luftë para dy dekadash.
Postimi i plotë:
Gjuha kercenuese e presidentit serb duhet denuar nga BE-ja. Kjo lloj gjuhe na ka derguar ne lufte para dy dekadash.
Tash rrethanat jane tjera. Edhe ai e di kete. Ne duam paqe, por kufijte i kemi te paprekshem.