Hoti: Mbesin në fuqi masat e njëjta kundër Covid-19
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/03/160001226_4150173371710652_6307862558167979091_o.jpg)
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani dhe me drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, kanë vendosur që të mbesin në fuqi masat e njëjta antiCovid-19.
Në këtë takim u theksua se institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota, furnizimi me barna është stabil, ndërsa deri në fund të muajit pritet të arrijë kontingjenti i parë prej 33 mijë dozave të vaksinës “COVAX” dhe menjëherë të fillojë vaksinimi i qytetarëve.
Nga qytetarët u kërkua që të respektojnë distancën fizike, të përdorin maskat dhe të mirëmbajnë higjienën personale. Ndërsa institucionet përgjegjëse të shtojnë angazhimin për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19 përmes respektimit rigoroz të masave në fuqi.