19:26 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hoti: MSh po punon në ngritjen e kapaciteteve për rritjen e numrit të testeve për COVID-19

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka deklaruar se rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 është shqetësuese dhe se mungesa e vëmendjes për parandalimin të përhapjes së virusit vë në rrezik jetët e shumë qytetarëve.

Hoti poashtu shtoi se në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe OBSH-së sot në mbledhjen e Qeverisë u morë vendim për ngritjen e nivelit të reagimit institucional, transmeton Indeksonline.

Hoti deklaroi se ministria e Shëndetësisë po punon në ngritjen e kapaciteteve për rritjen e numrit të testeve.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Rritja e numrit të të infektuarve me #COVID19 është shqetësuese! Mungesa e vëmendjes për parandalim të përhapjes së virusit po vë në rrezik jetët e shumë qytetarëve me ndjeshmëri të lartë, sidomos të gjyshërve e gjysheve tona!

Andaj, sipas rekomandimeve të IKShPK-së dhe OBSh-së, sot në mbledhjen e Qeverisë morëm vendim për të ngritur nivelin e reagimit institucional!

? Obligohen institucionet publike dhe private që të organizojnë punën në distancë apo nga shtëpitë

? Të reduktohet stafi

? Të shtohen kontrollet nga inspektoratet

? Të gjitha institucionet obligohen të shtojnë kontrollet në hyrje të çdo institucioni

? Maskat janë obligative gjatë gjithë kohës në hapësira publike

? Puna në institucione duhet të organizohet në përputhje me Manualin e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë po punon në ngritjen e kapaciteteve për rritjen e numrit të testeve dhe në ngritjen e qendrave të testimeve nëpër komuna!

Ju ftoj që të jemi më vigjilentë dhe me maturi të ndalojmë përhapjen e mëtutjeshme të virusit!

Në këtë link mund ta gjeni edhe Manualin e plotë me masat mbrojtëse!
https://msh.rks-gov.net/manuali-per-mbrojtje-nga-perhapja…/…