10:23 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Hoti nga QKUK-ja: Të gjithë po punojmë pa ndalur, që të bien shifrat, por mjekët janë në vijën e parë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, që po qëndron për një vizitë në QKUK, ka se tani me fillimin e vjeshtës duhet të fillojë vaksinimi i qytetarëve kundër gripit sezonal.

Hoti, ka thënë se edhe në familjen e tij janë më të relaksuar kur shohin se si po bien shifrat.

Ndërsa ka thënë se jo vetëm punëtorët shëndetësorë, por të gjithë po punojnë nga 24 orë gjatë kësaj kohe, por se normalisht sistemi shëndetësor dhe punonjësit aty janë të parë që përballen me Covidin-19.

Në kuadër të një plani kemi komunikuar me ministrinë, për të krijuar një hapësirë në buxhet, në mënyrë që të krijojmë kapacitete fizike edhe në ditët në vazhdim.

“Ju falenderoj për punën që po e bëni. E di që ministri ka presione të shumta nga grupe të ndryshme të interesit, por për mua është tepër e rëndësishme të balancojmë situatën, për mua e rëndësishme është jeta e qytetarëve”, tha Hoti.

Ai ka thënë se tani kur në shumë vende evropiane është kthyer vala e dytë , duhet të shtohet kujdesi e duhet të jemi më të përgatitur.

Nga ana tjetër Hoti ka theksuar se do të përpiqen që të vazhdojnë shtesat për punëtorët shëndetësorë edhe më tej./IndeksOnline