23:02 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Hoti: Një fjalë e Haradinajt do ta ndalonte Thaçin

Shefi i Grupit Parlamentarë të LDK-së, Avdullah Hoti ka folur për çështjen e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Hoti tha se Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj është ai i cili do të mund ta ndalte idenë e Thaçit për korrigjimin e kufinjëve. “Do të mjaftonte një udhëtim i kryeministrit të vendit që flet në emër të Qeverisë së Kosovës në Bruksel, dhe para zonjës Mogherini dhe zyrtarëve tjerë të lartë të BE’së ta tregonte vullnetin e Qeverisë së Kosovës që nuk dialogojmë për çështje të kufijve, dhe unë jam i sigurt që BE dhe vendet tjera menjëherë do ndaleshin”, deklaroi Hoti.

Ai shtoi se Qeveria është bashkë me presidentin Thaçi në këtë ide.