21:34 / E Diele, 11 Qershor 2023 / AR

Hoti: Njohja nga Izraeli ka qenë historike pasi ndodhi drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njofton se ndodhet në Izrael për vizitë zyrtare të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael të Kuvendit të Kosovës.

Ai thotë se është i kënaqur për realizimin e kësaj vizite, raporton Indeksonline.

Hoti kujton se njohja e Kosovës nga Izraeli ka qenë historike edhe për faktin se ka ndodhur drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë.

“Tani na duhet të punojmë shumë që marrëdhëniet e Kosovës me Izraelin të jenë shumë të ngushta, në veçanti në sferën ekonomike ku mundësitë janë të pafundm”, shkruan tutje ai.

“Në dy ditët në vijim, bashkë me kolegët e Grupit të Miqësisë, do të takojmë Kryetarin e Kuvendit të Izraelit, Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Grupin homolog të Miqësisë. Do të vizitojmë disa qendra për hulumtime strategjike dhe të sigurisë në Jerusalem.

Në këtë vizitë historike në Izrael na bashkohen edhe një grup i bizneseve të Kosovës, të cilat do të vizitojnë odat ekonomike në Izrael dhe do të zhvillojnë takime individuale me biznese për të parë mundësitë e bashkëpunimit. Delegacioni i bizneseve është nën organizimin e Odës Ekonomike Kosovë-Izrael, që operon tash e një vit në Prishtinë.

Jam shumë i kënaqur që kjo vizitë po bëhet realitet. Njohja e Kosovës nga Izraeli ka qenë historike edhe për faktin se ka ndodhur drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë. Tani na duhet të punojmë shumë që marrëdhëniet e Kosovës me Izraelin të jenë shumë të ngushta, në veçanti në sferën ekonomike ku mundësitë janë të pafundme.

Si Kryetar i Grupit të Miqësisë, unë do të jem shumë i angazhuar dhe do të punoj me të gjitha palët që kjo të arrihet sa më parë”.