16:16 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Hoti: Nuk ka zvarritje në marrëveshjen për bashkëqeverisje në mes të LDK-së dhe LVV-së

Avdullah Hoti, i cili është anëtar në grupin punues të negociatave  me Lëvizjen Vetëvendosje për marrëveshjen për bashkëqeverisje, ka thënë se nuk ka zvarritje në këtë proces.

Ai ka thënë se deri më tani me LVV janë pajtur që Qeveria e re të ketë 12 ministri, shkruan Indeksonline.

“Nuk ka zvarritje ne arritjen e marreveshjes per bashkeqeverisje ne mes te LDK-se dhe LVV-se. Qytetaret me 6 tetor kane kerkuar ndryshim, duke votuar dy partite opozitare pothuajse njejte, te cilat se bashku arrijne mbi 50% te mandateve ne Kuvend, te mjaftueshme per te formuar qeverine e re. Jemi duke punuar per te dakorduar nje program qeverises qe reflekton kete vullnet te qytetareve.

Deri me tani jemi pajtuar per madhesine dhe organizimin e Qeverise, e cila do te kete vetem 12 ministri qe do te kurseje miliona euro dhe do te rrise efikasitetin e qeverisjes. Kemi diskutuar ne detale programin per zhvillim ekonomim dhe punesim dhe jemi pajtuar per shumicen e çështjeve”, ka thënë ai.

Në takimin e ardhëshëm që është paraparë të mbahet të enjtën, Hoti tha se do të diskutojnë për rendin, ligjin dhe sigurinë, për arsim e shëndetësi, pastaj për politikën e jashtme.

“Te gjitha keto diskutime jemi duke i mbajtur ne menyre transparente sa i perket temave dhe personave qe po i zhvillojne diskutimet, nje praktike kjo e pa zbatuar me pare ne skenen politike”, përfundoi ai./Indeksonline/