10:42 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Hoti: Nuk lejojmë që institucionet e Kosovës të komandohen nga Turqia

Kryetari i Grupit Parlementar të LDK-së, Avduallah Hoti, në seancë ka thënë se LDK nuk e përkrah deportimin e gjashtë shtetasëve turq.

Hoti ka thënë se në rastin e tyre, hierarkia nuk është respektuar, shkruan Indeksonline.

Sipas tij, shkarkimi i Ministrit të Brendshëm nuk është e mjaftueshme.

Fjalimi i tij:

Çështja që dëshiroj të ngrisë, skandali dje me depërtimin e gjashtë shtetasëve turq.
Hierarkia institucionale nuk është respektu. Krerët e shtetit janë deklaruar publikisht që nuk kanë informacione për këtë.
Procedurat nuk janë respektuar, ata njerëz kanë patur leje të rregullt në Kosovë. Ne si grup parlamentar nuk do të pajtohemi me këtë situatë, do të kërkojmë përgjegjësi për këtë.
Kryeministri, nuk ka kontroll mbi qeverinë, policinë e institucionet e tjera.
Shkarkimi i ministrit të brendshëm nuk është e mjaftueshme.
Kryeministri i din procedurat se vet ai ka qenë në Francë, dhe qysh Franca i ka ndjek procedurat në rastin e tij.
Ne nuk lejojmë që institucionet e Kosovës të komandohen nga Turqia, kjo është skandaloze për shtetin./Indeksonline/