17:52 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / Blerim

Hoti pajtohet me rezultatin e zgjedhjeve në Podujevë

Kryeministri i Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një konferencë shtypi në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Kreu i Qeverisë tha se do të vazhdohet me masa të njëjta antiCOVID, por që do të ketë disa të reja në festat e fundvitit.

Por, Hoti u pyet edhe për rezultatin e zgjedhjeve që u mbajtën të dielën në Podujevë, ku fitoi Shpejtim Bulliqi, nga Lëvizja Vetëvendosje, transmeton IndeksOnline.

“Kanë ndodhur zgjedhjet lokale dhe është rezultat të cilin të gjithë e kemi pranu, sepse kanë fol qytetarët dhe të gjithë duhet të sillemi në përputhje me vendimin e sovranit.

Interpretimet janë të ndryshme, por ne po e bëjmë punën tonë si Qeveri, duke i dalë zot situatës pandemike”, tha kryeminstri./Indeksonline