10:27 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Hoti pas takimit me qumështarët, tregon për vendimet që u morën në favor të tyre

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, pas takimit me qumështarët dhe ministrat e Bujqësisë dhe atë të Tregtisë, ka thënë se janë zotuar për disa veprime e vendime në mënyrë që të ndihmojnë këtë sektor e i cili është dëmtuar gjatë kësaj periudhe si pasojë e pandemisë Covid-19, raporton IndeksOnline.

Hoti ka thënë se problemi më i madh është te përpunuesit e qumështit e të cilët kanë krijuar stoqe të shumta, ndërsa problem tjetër mbetet edhe te marketet, e të cilët kanë  stoqe të madh të qumështit në depot e tyre.

Ai ka thënë se është zotuar në këtë takim për të subvencionuar qumështin dhe produktet e tij.

Hoti ka thënë se e kanë marrë obligim ligjor që të ketë kontrolle rigoroze të importit të vajit të palmes dhe të qumështit pluhur.

Një tjetër vendim i rëndësishëm që u mor gjatë këtij takimi është ndarja që do t’u bëhet nëpër markete produkteve të qumështit, saktësisht produkteve që përmbajnë vaj palme dhe atyre qumësht pluhur.

Kjo do t’u ndihmojë konsmatorëve siç ka thënë Hoti që të dinë me saktësi ç’po blejnë, në mënyrë që të dihen humbjet dhe të njohën si humbje që të mos mbetet ngarkesë tatimore për prodhuesit.