09:29 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hoti pasi mban mbledhje me kabinetin e tij, pret ambasadorin Kosnett

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti,sot do të mbajë mbledhjen e dytë me Qeverinë e re të Kosovës, nga ora 12:00, raporton IndeksOnline.

Ndërsa në agjendën e dërguar nga Zyra e kryeministrit bëhet e ditur se Hoti do të zhvillojë edhe një takim të parinë, si kryeministër me ambasadorin Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Hoti pret Kosnettin në orën 15:45, ndërsa gazetarët  do të mund të marrin vetëm pamje. /IndeksOnline