14:15 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / A. M.

Hoti: Për emërimin e konsullit në Pragë u njoftova nga mediat, do të ketë analizë…!

Kryeministri i Republikës, Avdullah Hoti ka deklaruar se për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë, është njoftuar nga mediat.

Sipas tij, ky emërim nuk është i koordinuar me të.

“Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike. Pas kësaj analize do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike dhe do të sigurohemi që përbërja e këtyre misioneve të jetë në përputhje me ligjin”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/