10:18 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / Blerim

Hoti për skandalin e 2 milionëshit: Mashtruesit dhe keqpërdoruesit s’do të kenë vend brenda institucioneve!

2.1 milionë euro janë vjedhur nga Thesari i Shtetit, derisa një 1 person është arrestuar, ndërsa 2 te tjerë janë në arrati.

Për këtë janë suspenduar dy zyrtarë, po ashtu edhe shkarkuar edhe këshilltarja e zv.kryeministres Albulena Balaj – Halimaj, babai i së cilës dyshohet se është pronari i kompanisë ekonomike, që përfitoi nga kjo vepër, transmeton Indeksonline.

Derisa, mbrëmë s’tha asnjë fjalë rreth këtij skandali, sot gjatë takimit me ministrin e Shëndetësisë, kryeministri Avdullah Hoti, vetëm tha se “mashtruesit dhe keqpërdoruesit, s’do të kenë vend brenda institucioneve”.

“Ministrja Bajrami është në krye të aktivitetit për t’u siguruar që sistemet janë të mbrojtura, organet e rendit dhe ligjit janë duke bërë punën e vet. Mashtruesit dhe keqpërdoruesit brenda sistemit publik, brenda institucioneve nuk kanë me pas vend, kanë me dalë në sipërfaqe së shpejti”, tha shkurt Hoti./Indeksonline