14:00 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Hoti: Po angazhohemi për zgjedhje

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se propozimi për ‘korrigjimin e kufirit’ po bëhet pengesa më e madhe për të vazhduar politikat me Bashkimin Evropian dhe për zhvillimin e dialogut me Serbinë.

Hoti tha, se për aq kohë sa nuk hiqet dorë nga kjo ide, do të dëmtohen edhe shumë procese politike, shkruan Indeksonline.

“Për sa kohë nuk hiqet dorë nga kjo ide, që është kundër shtetësisë dhe integritetit territorial të Kosovës, do të dëmtohen shumë procese politike. Disa nga këto proceseve po zhvendosen në agjendë të pritjes, nisur nga logjika “së pari ndryshim i kufirit, mandej gjëra të tjera”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai tha se nuk ka logjikë të presim idenë e ‘korrigjimit të kufirit’ dhe sipas tij rruga e vetme demokratike janë zgjidhjet e reja, për të cilat tha se si LDK po angazhohen në këtë drejtim./Indeksonline/