11:32 / E Enjte, 24 Shtator 2020

Hoti: Po çuditeni që vendi ka një Qeveri normale, që s’përzihet në çështjet e drejtësisë

Ka disa javë që në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së kanë arritur dosje të njëpasnjëshme nga Specialja.

Por pavarësisht këtyre zhvillimeve, nga Qeveria e Kosovës nuk e shohin të nevojshëm një reagim nga ta.

Kryeministri Avdullah Hoti u pyet sot nga mediat se pse s’pati një reagim nga Qeveria, ai tha se nuk duhet çuditur se tash e tre muaj ka një Qeveri normale, që nuk përzihet në punët e drejtësisë, raporton Indeksonline.

“Ndoshta çuditeni që e keni këtë çasje, por është normale. Punët e drejtësisë janë të ndara nga punët e përditshme të Qeverisë. Unë s’vlerësoj që është punë e Qeverisë që të reagojë, unë vetëm mund të bëj thirrje që drejtësia ta kryejë punën e vetë në mënyrë të paanshme”, deklaroi ai./Indeksonline/