15:10 / E Shtunë, 24 Tetor 2020 / A. M.

Hoti: Politika nuk duhet të përzihet në drejtësi

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se ekzekutivi e ka për qëllim që ta kthejë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë në vend.

“Politika nuk duhet të përzihet në drejtësi. Këtë e kemi bërë me vendimet që kemi marr në këta muaj të qeverisjes. Drejtësia duhet ta bëjë punën sipas ligjit, e jo sipas vendimeve të Qeverisë. Kthimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend duhet të jetë angazhim i të gjithëve”, është shprehur Hoti.

Ai ka thënë përmes Facebook se Qeveria është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor.

“Siguria juridike garantohet vetëm duke respektuar Kushtetutën, ligjet dhe institucionet shtetërore”.