17:47 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Hoti: Propozimi i Ramës për president mbarëkombëtar, mosrespekt ndaj kosovarëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një emisioni televiziv dha si propozim që të ketë president mbarëkombëtar për Shqipërinë dhe Kosovën.

Por një ide e tillë nuk u pëlqye shumë nga politikanët tanë, shkruan Indeksonline.

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar këtë propozim të Ramës. Sipas tij, kjo është mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve për shtet të pavarur dhe të integruar në BE dhe NATO.

Ky është postimi:

Propozimi i Edi Rames per president mbarekombetar eshte mungese respekti per aspiratat e kosovareve per shtet te pavarur, te integruar ne BE dhe NATO.