75 Mall Live Search
09:55 / E Mërkurë, 24 Qershor 2026 / KV

Sulmohet me shufër hekuri në Gjilan, viktima përfundon në QKUK

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se është sulmuar me shufër hekuri në Gjilan, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, viktima, mashkull kosovar, më 23 qershor 2026 ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje me një person tjetër, i dyshuari e kishte goditur disa herë në kokë me një shufër hekuri, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Për shkak të lëndimeve të marra, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”./IndeksOnline/