18:19 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / OSH

Hoti takon ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesin Special të BE-së, kjo ishte tema e takimit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, u takua me Ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, me të cilët diskutoi bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit, me theks të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kryeministri Hoti u shpreh i vendosur për të fuqizuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe tregoi gatishmërinë e tij për të punuar së bashku në këtë drejtim me qeveritë e vendeve anëtare të QUINT-it.