11:46 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Hoti thotë se mbështetja e Thaçit në krye të dialogut është qëndrim personal i Hazirit

Mbrëmë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kjo parti mbështet presidentin Hashim Thaçi që të udhëheq dialogun me Serbinë.

Këtë deklaratë të tij e demantoi sot sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri në një prononcim për Indeksonline. Por, kundër tij ka dal edhe një bashkëpartiak i tij.

Avdullah Hoti në konferencën e përjavshme të LDK-së ka thënë se kjo parti është kundër përfaqësimit të presidentit Hashim Thaçi në dialogun që zhvillohet në Bruksel.

“Nuk mendoj se Haziri ka thënë ashtu. Por, nëse po, atëherë nuk do të përfaqësonte qëndrimin e LDK-së, por do të ishte vetëm një deklaratë e një anëtari të LDK-së”, ka thënë Hoti. /Indeksonline/