10:07 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / indeksADMonline

Hoti thotë se s’do të ketë ulje pagash, në sektorin publik

Sot në një konferencë shtypi, kryeministri Avdullah Hoti, ka bërë me dije se nuk do të ketë ulje pagash në sektorin publik.

Tashmë disa muaj, nga zyrtarë të Ministrisë së Financave është paralajmëruar kjo ulje për shkak të situatës me pandeminë.


“Nuk do t’i prekim pagat në sektorin publik, për shkak se është ndërtuar një kornizë e qëndrueshme e buxhetit”, ka deklaruar Hoti./IndeksOnline/