10:37 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Hoti tregon shpenzimet e përvjetorit të Pavarësisë në 2017 dhe tani në 2019

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka publikuar në faqen e tij në Facebook shpenzimet për përvjetorin e pavarësisë në vitin 2017 dhe tani në 2019.

Bazuar nga këto të dhëna të publikuara nga Hoti, shihet se vlera e shpenzimeve këtë vit ka qenë shumëherë më e madhe se sa para dy viteve.

“Pa koment… Urime përvjetori i 11 i Pavarësisë të Republikës së Kosovës” shkruan Hoti me ironi./Indeksonline/