12:51 / E Premte, 05 Mars 2021 / OSH

Hoti-ushtarëve të FSK-së: Sakrifica e familjes Jashari është unike, ata u bënë emblema e ushtrisë

Kryeministri në detyrë i vendit, Avdullah Hoti, tha se rënia heroike e familjes së Adem Jasharit, është  akt historik dhe frymëzimi për të gjithë.

Hoti në manifestimin qendror, parada e FSK-së, për nder të 23-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtoi se kjo familje u bë emblema e ushtrisë së popullit dhe se sakrifica e tyre është unike.

“Adem Jashari dhe anëtarët e tij u bënë emblema e ushtrisë së popullit. Nga tradita jonë e lashtë dëgjuam e lexuam rrëfime të shumta, por me një vlerësim mund të kontaktojmë që sakrifica e familjes Jashari është unike”.

 “Me besnikërinë ndaj Kushtetutës, duke bartur uniformën e FSK-së ju jeni duke mbrojtur atdheun. Ju e dini mirë se sa i lartë është çmimi i lirisë. Ju jeni shembull i shërbimit vetëmohues”.