Hoti: Vendimi për rritjen e pagave i kundërligjshëm (Video)
Avduallah Hoti, përfaqësues i grupit parlamentar të LDK-së ka përmendur disa arsye se pse ata kanë thirrur interpelancë lidhur me rritjen e pagave të Kabinetit Qeveritar.
Hoti ka thënë se vendimi i Qeverisë Haradinaj është në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë, përkatësisht me menaxhimin e financave publike, transmeton Indeksonline.
“E para, neve vlerësojmë së ky vendim është në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë, në menaxhimin e financave publike. E dita, bie në kundërshtim me etiken qeverisëse dhe është haptazi konflikt interesi. 3. Vendimi tejkalon kompetencat e qeverisë. Dhe, së fundmi, krijon diskriminim në mes grupeve shoqërorë” ka thënë Hoti.
Ai ka ftuar Qeverinë që të anulojë rritjen e pagave dhe ka ftuar deputetët të votojnë këtë mocion të thirrur nga LDK e VV-je./Indeksonline/