12:36 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Hoti: Veseli deri dje lejoi hedhjen e gazit në Kuvend, sot po ua merr fjalën deputetëve

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka dalë në mbështetje të deputetit Frashër Krasniqi pasi që këtij të fundit iu ndalë fjalimi në Kuvendin e Kosovës nga kryeparlamentari Kadri Veseli.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Veseli po kalon nga një ekstrem në tjetrin.

Ja postimi i Hotit:

Kryetari i Kuvendit po kalon nga nje ekstrem ne tjetrin. Ne kohen kur eshte dashte te ndaloje hedhjen e veve dhe gazit lotesjelles, qe ka ngjare dhjetera here ne kete Kuvend, ai jo qe nuk e ka ndaluar hedhjen e gazit, por nuk ka sjell asnje mase sic e parasheh Rregullorja e Punes e Kuvendit. Deri dje lejonte te futej dhe hedhej gaz ne Kuvend, kurse sot ju merr fjalen deputeteve?!!!

Keshtu nuk menaxhohet institucioni me i larte i shtetit. Prandaj duhen ndryshime./Indeksonline/

Temat: