07:06 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Hoti: Zëvendësministrat nuk e dinë çka duhet të punojnë

Zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, Rexhep Hoti, thotë se tek ndarja e detyrave për zv.ministrat gjërat mund të jenë pak të koklavitura, por se në Ministrinë e Kulturës, pak a shumë është e ditur se kush çfarë bën.

Tek detyra e zëvendësministrave, sipas Hotit, varet më shumë nga nismat që merr vet secili zëvendësministër sesa me detyrimet që, siç deklaron Hoti, ende mungojnë, shkruan rtv21.

“Nuk kemi një përshkrim të vend-punës për zv.ministrat ende në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, deklaroi Hoti, duke thënë se kjo është një ndër problemet e përcjella me vite.

Hoti thotë se stafin e zv.ministrave kryeministri Haradinaj pak a shumë e ka trashëguar, dhe se kjo gjë varet nga koalicioni që është në Qeveri, duke qenë kështu përgjegjësi e PAN-it.

Temat: