Houfman i dorëzon detyrën drejtorit të ri të KFOR-it (Pamje)
Në një ceremoni solemne, ish-drejtori i Ekipit Këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s në Kosovë, Ralf Houfman ka dorëzuar detyrën te pasardhësi.
Houfman pasi u nderua me disa medalje për periudhën e shërbimit në Kosovë, i kaloi obligimet drejtorit të ri, Uve Becker, raporton Indeksonline.
Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ambasadori amerikan, Greg Delawie.
Më poshtë pamje nga kjo ceremoni. /Indeksonline/