08:53 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Houston barazon serinë e finaleve kundër Golden State (VIDEO)

Houston ka barazuar 2-2 serinë e finaleve të play off-it në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 95-92 ndaj Golden State Warriors, ndeshje e luajtur në fushën e këtij të fundit. Një ndeshje e ekuilibruar dhe me rivalitet, të dyja ekipet e kërkuan fitoren, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. 5 minutat e fundit të takimit folën për miqtë e Houston, që triumfuan falë 30 pikëve të Harden dhe 27 të Paul, duke bërë diferencën në parket.

Në kahun tjetër, Curry realizoi 28 pikë dhe Durant 27 pikë e 12 rebaund, por që s’mjaftuan për të evituar këtë humbje, disi e papritur për Warriors, që zhgënjeu para fansave të tij. Tashmë seria e finaleve do të spostohet në fushën e Houston.

NBA – Konferenca e Lindjes (finale play off)

Boston Celtics – Cleveland Cavaliers (2-2 me ndeshje)

NBA – Konferenca e Perëndimit (finale play off)

Houston Rockets – Golden State Warriors, 95-92 (2-2 me ndeshje)