19:40 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Hovenier përgëzon Kosovën për përmirësimin në indeksin e sundimit të ligjit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar Kosovën për përmirësimin në indeksin e sundimit të ligjit.

“Urime Kosovës për renditjen në mesin e përmirësuesve më të mirë globalisht dhe më të përmirësuar në rajon në Indeksin e Sundimit të Ligjit 2022. Ky është viti i dytë me radhë që Kosova përmirëson renditjen e përgjithshme të vendit”, ka shkruar ai në Twitter.